Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka konstatuar se ka mungesë të dhënash, qoftë dhe sociologjike sa i përket koronavirusit në Shqipëri.

Fuga thotë se në Francë dihet tashmë që 1/3 e vdekjeve janë në azilet e pleqve, ku jetojnë të moshuar 80- 90 vjeçarë me sëmundje të tjera përpos COVID-19.

Por Fuga thotë se si studiues këto të dhëna nuk i gjen në Shqipëri, dhe këto janë të dhëna sociologjike me imapkt epidemiologjik.

”Në Francë 1/3 e vdekjeve nga COVID-19 janë në azile pleqsh mosha 80- 90 vjeç. Dihet që në vendet perëndimore ka mplakje të popullsisë, shumë të dobët, me sëmundje dhe probleme me imunitetin.
Nga 27 mijë, 9 mijë janë në azile. Këtë realitet seriologjik nuk e ke në Shqipëri.
Mosha e popullsisë shqiptare që shkon në 90 vjeç është shumë më e ulët se në perëndim.

Këto të dhënë sociologjike me impakt epidemiologjik nuk janë në Shqipëri. Dhe për çfarë arsye numri në Shqipëri është më i ulët se në vende të tjera. ”- tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb