Akademiku Artan Fuga përmes një statusi në faqen e tij Facebook  ka analizuar zhvillimin e fundit të negociatave.

Sipas Fugës, kush nuk pranon paketën Mcallister është i humbur brenda pak ditësh. Ai gjithashtu uron që mos ketë parti shqiptare të mos e pranojë. Ajo është lakmuesi që zbulon elementët në dekompozim përfundon Fuga.

Statusi i plotë i Fugës.
Kush nuk pranon paketën Mcallister është i humbur brenda pak ditësh.
Uroj që mos ketë parti shqiptare të mos e pranojë!
Ajo është lakmuesi që zbulon elementët në dekompozim.

Sot në mbrëmje Basha mblodhi për të tretën herë aleatët në selinë e PD ku iu komunikoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos pranuar datë tjetër zgjedhjesh përveç 18 qershorit, që sipas tij është brenda kornizës kushtetuese. Nga ana tjetër nga maxhoranca nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: