Akademiku Artan Fuga ka kritika për gjuhën e përdorur në projektligjin e mazhorancës për përdorimin e gjuhës së minoriteteve aty ku përbëjnë mbi 20 përqind të popullsisë.

Fuga duke ironizuar thotë se fantazma e Turit të Maturës po sfhaqet edhe në këtë projektligj pas kërkon një shpjegim të kuptimit të forumilimit juridik të shkruan në këtë projektligj.

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Fantazma e Turit të Maturës po shfaqet edhe në projektligjin për gjuhën e minoriteteve në rrafsh lokal!

 

Kush e shpjegon kuptimin e këtij formulimi juridik të paraqitet për t’i dhënë një dhuratë modeste!

 

“Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”!

Lidhni Turin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb