Akademiku Artan Fuga ka analizuar dy marrëveshjet e arritura brenda dy muajsh për Reformën dhe Kodin Zgedhor, atë të 5 qershorit në Këshillin Politik dhe atë të 21 korrikut PS- opozitë parlamentare.

Pikërisht Fuga drejton gishtin nga partia në pushtet, PS për të cilën thotë se ka bërë dy marrëveshje të kundërta që i quan pjesë e së njëjtës marrëveshje por nga ana tjetër ato sjellin mosmarrëveshje.

Sipas Fugës duhet të jetë o njëra o tjetra pasi duke e paralelizuar figurativisht me diellin, ai thotë se ose po lind ose po perëndon, pra dy marrëveshje që japin një mosmarrëveshje duhet ose njëra ose tjetra.

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Opozita e opozitës dhe marrëveshja e marrëveshjes

—————————–

Unë vazhdoj ta përsëris!

 

Kush habitet se përse ndodhin gjëra të papritura, të çuditshme, kontradiktore, jo marrëveshja e 5 qershorit me opozitën jashtë institucioneve, jo marrëveshja e mëvonëshme me deputetët jashtë opozitës reale,

 

opozita e opozitës bëri marrëveshjen e marrëvjeshjes.

 

le të vazhdojë të habitet, të bërtasi, të zhgënjehet, dhe të mbetet pa mend nga fakti se Pushteti bën dy marrëveshje të kundërta që i quan pjesë të së njejtës marrëveshje.

 

Marrëveshja e mosmarrëveshjes. Dy marrëveshje që japin një mosmarrëveshje.

 

Dielli po lind!

Dielli po perëndon!

 

Janë dy pohime të kundërta. Jo?

Ose njeri ose tjetri.

 

Joooooo! Nëse njeri thuhet në mëngjes në agim dhe tjetri në të ngrysur, në aksham, të dy pohimet kontradiktore mbeten të vërteta.

 

Sa ta kuptojnë këtë logjikë kaluan edhe katër vite të tjera. Shtyn Shqipëria prej dhjetra vitesh historinë e saj duke menduar se edhe pak edhe do t’ja mbërrijë. Do arrinte në komunizëm ku të gjithë me lugë në brez do të hanin e pinin, aheng gjithë dita. Poooooor, duhej një fazë kalimtare… Diktatura. E prit e s’ka, dhe prit e s’ka!

 

Edhe tani Zvicër do të bëhet! Do të bëhet vetë! Ne mjafton të presim që atë luftën ta bëjnë të tjerët. Por ja na duhet një fazë tranzicioni. Sa ? Të shohim, dyqind a treqind vjet!

 

Fitoren e kemi në xhep, por hëpërhë hamë këtë llokumin: Dy marrëveshje kontradiktore nuk qenkan përjashtuese sepse janë adaptuar me dy aktorë politikë të ndryshëm!

 

Si i tha ai njeriu Zarathustrës që po fliste në mal! O Zot i madhërishëm, fjalët tuaja janë margaritarë! Po një pyetje kam. Pak përpara një turme njerëzish u the disa fjalë të arta! Ikën ata. Erdhën një palë të tjerë. Edhe ata i habite. Por vura re që fjalët e para ishin kontradiktore me të dytat!

 

E ku është problemi o njeri! – tha Zarathustra i madh! Unë u kam folur dy turmave të ndryshme. U kam folur sipas gjuhës që secili nga grupet kuptonin!

 

Më ra goja duke thënë : Aty te Pallati i Kongreseve, aty është zjarri. Mos shihni tymin, por zjarrin. Aty luhej teatri, komedia, drama, tragjikja!

 

Pse Këshilli Politik është kthim në institucione?

 

Ku është shkruar Këshilli Politik në Kushtetutë?

 

Apo herë e duam, dhe herë nuk e duam kushtetueshmërinë?

 

Por, ka ende kohë për të kuptuar! Ndryshe do të presim të bëhemi si Zvicra! Mjafton të qendrojmë në ajër dhe Toka duke u rrotulluar na çon në Bazel!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb