TIRANE- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë sot detaje nga operacioni policor që u zhvillua në Skrapar, ku u sekuestrua një sasi droge. Sipas Hoxhës, pavarësisht aksioneve të bluve dhe arrestimeve të disa personave, bosët e grupeve kriminale nuk janë kapur ende. Teksa ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ai pohoi se në vendin tonë operojnë disa grupe te strukturuara kriminale që merren me kultivim dhe trafikim kanabisit.

Po ashtu, Hoxha shtoi se në rastin e Skraparit nuk kishim të bënim me një laborator droge, pasi ai nuk ishte i tillë. Sipas gazetarit, ai ishte një vend ku kultivohej kanabis në ambiente të mbyllura, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Unë nuk kam parë aty asnjë prove që kishte të bënte me një laborator droge, (Rasti i Skraparit) por kishte elemente qe tregonin për një tentative te kultivimit te kanabis në ambiente të mbyllura. Duhet te jemi te qarte qe laborator i kanabisit, cilësohet ai që e përpunon kanabisin nga boçe e thate ne çokollate dhe vaj kanabisi. Laboratorët e fundit te kanabisit që janë kapur në Shqipëri, ka ndodhur në Lazarat gjatë operacionit antikanabis në 2014-ën. Në rastin e kalimit te 10 toneve droge në Durrës, është një mekanizëm që trafikantet e kanë përdorur edhe me parë. Lënda narkotike është nxjerrë fillimisht jashtë territorit të vendit dhe me pas është futur nga pika e kalimit kufitare të Qafë Thanës në mënyrë që kontrolli i ngarkesës të bëhej aty dhe jo në skanerin e Portit të Durrësit. Prandaj kamioni me ngarkesën e drogës s’u kontrollua në Durrës. Për t’u çuditur është fakti që pavarësisht operacioneve te shumta antidroge që janë bërë kohet e fundit, në asnjë rast nuk është kapur qoftë dhe një nga bosët e vërtetë të drogës. Ashtu siç ndodhi në Lazarat, që s’u arrestua asnjë nga bosët e vërtetë. Për këtë shkaka janë të njëjtët bosë droge që vazhdojnë aktivitetin edhe sot në gjithë vendin. Po arrestohen policë, fermer, njerëz të thjesht, pronare objektesh por jo kokat e narkotrafikut. Nëse nuk ka arrestime në nivele të larta, të bosëve të vërtetë të drogës, atëherë nuk ia kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal. Ministri i ri ka vendosur një standard, që në çdo territor që kapet një sasi narkotikësh gjithë zinxhiri komandues i komisariatit shkarkohet nga detyra ose shkon për procedim disiplinor dhe penal. Çmimi i kanabisit vijon të jetë i ulët, për shkak se sasia që kalon është e madhe”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: