Gazetari Artan Hoxha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi pasi humbi betejën me koronavirusin. Me anë të një statusi publik, Hoxha i jep lamtumirën duke kujtuar bashkëpunimet me Hysenbelliun që prej viteve të para dhe nuk lë pa përmendur batutën që përdorej shpesh prej tyre “jemi skraparllinj, nëse nuk e mbajmë njëri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”.

“Shuhet Kasem Hysenbelliu 59 vjeç… Nje lajm i trishte për nje bashkepatriot, mik, dhe administrator i medias ku kam punuar. Nje njeri i mire me te cilin kam bashkepunuar, qe nga fillimi i viteve 2000, kur nisi punen si administrator te “Panorama”, në News24 nga viti 2011 e deri në 2016-en, e me vone në median e themeluar prej tij FAX NEwS.

Lamtumire mik, te qofte e lehte rruga për në boten e pertejme. Ike shpejt, shume shpejt dhe beftas, pa u ndjere.  Kemi bashkepunuar qindra here, kemi debatuar dhjetera here, por në fund Kasemi kthehej me nje buzeqeshje karakteristike dhe me batuten, “jemi skraparllinj, nese nuk e mbajme njeri-tjetrin mos prit të na mbaj njeri”…

Sa here kishim ndonje histori me spec per te denoncuar “ata lart” pushtetin dhe politikanet, të cilet e dinin menyren si të benin presion të pronaret, udhezimi i Kasemit ishte, “Tance ma lere mua, fike telefonin dhe mos iu pergjigj askujt, madje as pronarit”.

Pastaj kur debatonim, zgjaste me orë te tera, ndoshta me dite, nuk binim në nje mendje si dy kokeshkembinj Skrapari.  Debati shkonte deri aty sa i kujtoja se vertete ishim nga e njejta zone por na ndante Kanioni Osumit.

Por te nesermen origjina nga vinim, pasioni per punen qe benim, për te thene gjithnje te verteten dhe per ta mbajtur gjithmone News24, median nr.1 informative në vend, na bente serish bashke.

Sa here drejtuesit poshte tij, drejtore, kryeredaktore, shkonin per ndonje ankese ose pakenaqesi ndaj meje, pergjigja e Kasemit ishte:” Mos u merrni me te, ma lini mua, na duhet per golin në minuten e fundit”…

Ike mik dhe na braktise kur kishe ende shume ide e pune per te mbaruar. Do t’i mungosh familjes, krijeses tende, Fax news dhe stafit të saj, gjithkujt qe të ka njohur apo takuar qofte dhe njehere te vetme. Lamtumire Kasem Hysenbelliu…”, shkroi Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb