TIRANË- Ndërsa e cilëson grupin e trafikut të drogës ku bën pjesë edhe Moisi Habilaj si mjaft të rrezikshëm e me lidhje të fuqishme në Shqipëri, aq sa Italia nuk mundi t’i arrestojë dot këtu, gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Studion e Hapur” në News 24 foli edhe për lidhjen që ata mund të kenë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
1508153383000.jpg-
Hoxha iu referua deklaratës së dhënë nga Dritan Habilaj, personi që ka pranuar se i ka blerë makinën ish-minsitrit Tahiri. Sipas Hoxhës, Dritani ka pranuar se e ka pasur kushëri të largët Tahirin, po ashtu ka kushëri, siç tha ai edhe Moisi Habilajn e arrestuar sot në Itali.

“Personi i cili ka dalë publikisht është Dritan Habilaj që ka deklaruar se unë jam kushëri i Saimir Tahirit, ia kam blerë atij makinën, ia kemi lënë dy herë ta përdori dhe në rastin konkret është arrestuar Moisi Habilaj që është kushëriri i Dritan Habilaj. Vetë Tahiri ka reaguar e thotë hetimet të nxjerrin deri ku janë të përfshirë”,- sqaroi gazetari Hoxha.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb