TIRANE- Partia Demokratike ka përfshirë në programin e saj një sërë hapash të rëndësishme për përmirësimin e situatës në vend. Sipas kësaj force politike, vendi ka dalë binarët dhe ndaj duhet të gjendjet një zgjidhje e ndryshme nga e zakonshmja. Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, analisti Artan Hoxha thotë se programi i PD, që sipas tij ka marrë formë më të plotë deri më sot, ofron zgjidhje për problemet aktuale të vendit. Sipas pikëvështrimit të kësaj force politike, në vend paraqiten një sërë problematikash në fusha të sigurisë, punësimit, gjendjes ekonomike, rrezikut nga kultivimi i kanabisit, etj.

Ndaj në këtë drejtim, PD parashikon përfshirjen në programin e saj edhe të ekspertizës gjermane. Sipas Hoxhës, programi PD-CDU është një model ekonomik për shanse të barabarta.

Hoxha thotë se ky program do të bëhet publik para zgjedhjeve të përgjithshme, por thotë se kreu i PD, Lulzim Basha ka shpalosur deri më tani pjesë të këtij programi gjatë takimeve me komunitetin. Sipas tij, ky program pasurohet ditë pas dite, dhe pritet që në muajt janar –shkurt të bëhet një shpalosje më e plotë e këtij programi, e më pas do të pasohet me fushatën elektorale.

Sakaq, Hoxha është ndalur edhe tek thirrjet e vazhduara të opozitës për të luftuar kanabisin në vend.

Çfarë përmban ndryshe ky model qeverisës i PD dhe pse një bashkëpunim me CDU gjermane? Pse një element gjerman në këtë program?
Së pari, programi i PD-së që ka marrë goxha formë deri më sot, trajton zgjidhje ë cilat i përgjigjen zhvillimeve aktuale të vendit, sipas këndvështrimit të kësaj partie, e cila e konsideron gjendjen aktuale të vendit nën qeverisjen rilindase, shumë problematike. Sipas PD vendi ka dalë nga binarët, qoftë në drejtimit të kriminalizimit dhe drogëzimit, qoftë në drejtim të oligo-polizimit të tregjeve, dhe përqendrimit të pushtet ekonomik në pak duar të mirëlidhura me qeverinë aktuale, qoftë në një shkallë depresioni, që sipas PD është shumë prezente, depresioni shoqëror. E shfaqur kjo sipas tyre me azilkërkuesit, apo vetëvrasjet, apo edhe thjesht me dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria edhe të njerëzve, jo thjesht të varfër, por edhe në njëfarë gjendje. Sipas PD situata është e tillë që kërkon zgjidhje të ndryshme nga të zakonshmet, dhe për këto zgjidhje po harton një program sa elektoral, aq edhe qeverisës; të cilin natyrshëm e ndan në dy faza. Në fazën e emergjencës dhe në fazën afatgjatë, 4-vjeçare dhe më shumë se 4-vjeçare. Dhe në përgatitjen e një programi, i cili ndryshe nga një roman që shkruhet nga një njeri, një program qeverisës nuk ka një autor por ka një fluks kontributesh. PD e ka parë të arsyeshme që të angazhojë edhe ekspertizë gjermane, nga partnerët e vet natyrorë, siç është CDU gjermane, që njëkohësisht është një nga partitë më me peshë në bashkësinë e partive popullore europiane, ku PD tashmë është anëtare me të drejtë vote.

Basha ka folur në aspektin ekonomik, kryesisht për çështjen e taksave, rikthimin e taksës së sheshtë, taksë tipike e djathtë; madje ai ndryshe nga 10-përqindëshi i Berishës, ka propozuar 9 % duke iu referuar edhe situatës. Ai ka folur edhe për një rishikim të taksave në tërësi. Kur kemi bazën e përcaktimit ekonomik, çfarë modelesh dhe cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat do të ndërtohet ky program ekonomik, duke marrë ekspertizën gjermane. Për çfarë konkretisht?
Në raport me ekspertizën gjermane, programi i PD po merr disa dimensione. Unë do t’i përmblidhja në 2. Më së pari fuqinë e lirisë ekonomike, parë nga këndvështrimi i eksperiencës gjermane; pse në të njëjtën liri modeli dhe sipërmarrja gjermane jep më shumë rezultate. Dhe së dyti, aspekti social i tregut, ku gjermanët thonë ekonomia sociale e tregut. Basha thotë ekonomi tregu me dimension të fuqishëm social, në kushtet e Shqipërisë. Janë këto dy elemente ku po merr më shumë ekspertizën gjermane programi i PD. Në raport me elementin e parë po mësohet shumë lidhja mes teknologjisë, burimit njerëzor dhe lirisë së tregut. Ndërsa në aspektin e dytë, nga përvoja gjermane e aspektit social të tregut po merren teknika dhe eksperienca gjermane sesi mund të bëhet që edhe të varfrit të përfitojnë nga rritja ekonomike; edhe grupet më të marxhinalizuara apo më të kufizuara të mund të përfitojnë nga rritja ekonomike. Pra edhe këto grupe të mund të bëhen pjesë e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Këto janë dy drejtimet për të cilat PD po merr mësime nga ekspertët gjermanë, dy prej të cilëve ishin pjesëmarrës edhe në takimin e grupit të punës.

Duke menduar më shumë për aspektin social, mos kemi një lloj lëvizje nga ideologjia e pastër e së djathtës, e PD në këtë rast…
Në terminologji vetë Basha i dallon, ‘ekonomia sociale e tregut’ në fjalimin e vet e tha ekonomi tregu me dimension të fuqishëm social. Nuanca bën një diferencë. Filozofia e programit të PD-së dhe ekspertëve të CDU, është se “nuk është shteti asistencialist, por është modeli i zhvillimit që përfshin njerëzit dhe krijon mundësi për punësim më të madh, për rroga më të mira, për mundësi për biznes dhe për vetëpunësim”. Këtu dallohet edhe CDU gjermane me të majtët gjermanë që janë më asistencialisë, siç është e majta në përgjithësi. E përbashkëta mes programit të PD dhe CDU në këtë rast është “si do të bëjmë që modeli ekonomik të jetë përfshirës dhe krijues i shanseve të barabarta, edhe për ata që janë në disavantazh”. Pra kush është në disavantazh duhet të gëzojë disa diskriminime pozitive, për të ardhur në një mundësi gare sa më të barabartë me të tjerët.

Kur do të jetë gati ky program? Do të bëhet publik para fushatës apo gjatë saj, duke iu referuar edhe një lloj pretendimi që ka patur për një lloj plagjiature që ajo bën konkretisht ndaj qeverisjes aktuale?
Sikur qeveria aktuale të kishte dëgjuar disa nga propozimet e PD, nuk do kishte bërë keq. PD ka qenë një parti në opozitë që në çdo ushtrim buxhetor në fundviti dhe diskutim të taksave për vitin e ardhshëm ka dhënë propozimin e vet, e qeveria nuk e ka dëgjuar. Lidhur me programin e PD, kur është një program gati. Programi i PD ka goxha formë dhe përmbajtje, por ai do të jetë një dokument për zgjedhjet, dhe pjesë të tij janë lëvruar në publik edhe në muajt e kaluar. PD e ka fiksuar tashmë që politika e saj fiskale është 9 % tatim mbi të ardhurat, dhe i sheshtë, dhe 15% tatim i vlerës së shtuar, apo tatimi mbi konsumatorin. Janë dy gjëra të qarta në program që nuk ndryshojnë më. Shumë elementë të këtij programi janë shpalosur nga Basha në takimet me qytetarët në rang vendi. Ekipet e PD kanë më shumë se një vit që punojnë për programin elektoral dhe pothuajse ai është gati. Por ka një gjë, programi elektoral duhet të përfshijë edhe zhvillimet më të fundit derisa vjen fushata, të rafinohet edhe në elementët më ët fundit të tij, dhe të bëhet gati për t’iu hapur publikut me forma nga më të ndryshmet. Qoftë nga një format i thjeshtë A4 e deri te programi i plotë. Programi përshtatet dita-ditës veçanërisht në konsultimet me grupet e interesit. Ndaj është një ndryshim i përditshëm i programit. Ndaj nuk mund të themi filan datë është gati. Unë besoj nga muaji janar-shkurt do të kemi një lancim të plotë të këtij programi elektoral përpara se të vijmë tek fushata. Edhe gjatë fushatës programet elektorale të partive ndryshojnë. Sepse konsultimi gjatë fushatës, mobilizon grupet më të fundit që interesohen para fushatës, pasi në fushatë njerëzit bëhen më aktivë, më dëgjues. Programi elektoral nuk është një tekst i ngrirë, por është i ndryshueshëm deri në momentin e fundit. Madje edhe kur vjen në pushtet, programi qeverisës i një partie, merr më të mirën e mundshëm deri në momentin kur merr drejtimin.

Bën krejt të kundërtën para asaj se çka thënë para fushatës…
Programi i saj qeverisës merr më të mirën e saj të mundshme. Mjedisi ynë ndryshon ditë për ditë. Më e rëndësishme është që ti mbetesh besnik parimeve bazë. Teknikat mund të ndryshojnë dhe gjatë qeverisjes pasi do i përshtatesh rrethanave pasi ti nuk mund të jesh kokëderr. I qëndron besnik parimeve. Një mesazh i qartë doli dhe nga fjala e Zotit Basha si dhe një këshillë e qartë nga ekspertët gjerman ishte; premtime të qarta, të pakta dhe të realizueshme dhe të dobishme. Jo propagandë. Dhe Zoti Basha i bëri eko këtij sugjerimi. Modeli i tyre në vitit 2013 i CDU pati rastin që t’ja shpalosnin ekipit të PD dhe programi i tyre ishte i koncentruar në 10 pika në një fletë A4.

Sa i përshtatshme është që të aplikohet në modelin shqiptar modeli gjerman?
Pyetje e drejtë, por nuk po sjellin Gjermaninë, elefantin ta fusim në shishe. Të bëjmë një diferencim; shteti shqiptar dhe sot e 100 vitet e ardhshme s’mund të përballoj dot trajtimin social si në Gjermani. Trajtimi social është aplikuar që në 92-shin në Shqipëri. Si instrument ai funksionon, por masa e shpenzimeve varet nga realiteti. Kur flasim që taksat e ulta të funksionojë aq më shumë funksionojnë në ekonomi si Shqipëria, sesa në Gjermani. Gjermania ka taksën progresive. Shqipëria ka mundësi që të përdor nacionalitetin ekonomik.

Zoti Hoxha flasim pak për opozitën e Bashës. Si po zhvillohet opozita e Bashës?
Në vlerësimin tim, unë e kam ndjekur opozitën në performancën e saj dhe ka qenë goxha për t’u admiruar. Nga një opozitë me nr. të dobët në parlament në shtatorin e 2013, në një opozitë të fortë në mjedisin shqiptar. Fuqia e opozitës nuk është si fuqia e një skuadra futbollit, por fuqia e opozitarizmit shoqëror. Nëse nuk ka opozitarizëm në shoqëri, s’ka si të ketër opozitë. Po të bëjë një sondazh në 2014 kur opozita shqiptare fliste për mundësitë e përdorimit të pistave për transportin e avionëve të drogës, shumë shqiptarë qeshnin. Pastaj doli që ishte e vërtetë

Po emrat?
Vijmë tek denoncimi i njëpasnjëshëm i dhjetra e qindrave aferave korruptive me pjesëmarrje qeveritare dhe penetrimit të krimit me bekimin e krimit. Opozita bëri bojkot për 6 muaj dhe arriti ligjin e dekriminalizimit. Në verë të 2014 kur opozita brenda presionit të parlamentit të këtyre tipave të fortë shumë pak nga opinioni i mbështetën, pastaj shqiptarët thanë dekriminalizim. Këto janë arritje të opozitës, ndoshta dhe e vetmuar, pasi opinioni ishte i pashqetësuar nga arroganca e mazhorancës. Kush pretendon se opozita bën edh prokurorin dhe policinë dhe zëvendëson shtetit, ky duhet ti thërras mendjes se nuk është në rregull nga trutë. Unë vetë e mbështes këtë tren, por them se ka një masë, pasi ka nevojë për vetfrenim, pasi ka dhe akuza të mbështetura mbi fakte jo të plota. Opozita mbledh informacione nga njerëzit nga terreni, organet duhet të bëjnë filtrin dhe hetimin dhe. Unë shoh jo problem se nuk reagon opozita por shoh vështirësinë e shtetit për të reaguar dhe investiguar. Marrim fenomenin e kanabisit, ku thuhej se po mbillej shumë. Opozita e bëri të vetën, në ara shkoi, bëri denoncime me foto e video, me emra konkrete. Ndërkohë që kemi një pafuqi të shtetit, ndaj është e qartë se ka përfshirje qeveritare. Ndaj do thoja se opozita është në një performancë në rritje dhe është rritur opozitarizmi shoqëror.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb