TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë “bombë” i ftuar në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” në News24.

Teksa flet për temën “Narcos në Shqipëri”, Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka zyrtarë të emëruar në poste të larta që janë marrë me droga të forta.

Ai tha se një pjesë e bizneseve të suksesshme në Shqipëri janë bërë me para droge, shkruan BalkanWeb

“Një pjesë e bizneseve që ne i njohim si të suksesshme në Shqipëri e kanë fillesën tek trafiku i drogërave të forta. Ndërtimi është një nga bazat kryesore. Kini parasysh se ku ka pasur më shumë ndërtime. Sikleti i madh që shoh sot është se si është e mundur që njerëz që merren me droga të forta kanë qenë të emëruar zyrtarë në poste të rëndësishme në Shqipëri,” tha Hoxha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: