Mjeku urolog Artan Koni, i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në Neës24 ka theksuar se koronavirusi nuk është vrasës për personat pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Koni tha se koronavirusi ka rrezikshmëri më të madhe se gripi dhe lë pasoja më të mëdha për shkak se njerëzit nga gripi kanë imunitet.

”Jo nuk është. Për ata që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese nuk është. është fiks si gripi. Edhe nga gripi vdesin njerëzit. Ka të paktën 10- herë më shumë vdekshmëri se gripi. Edhe nëse s’të vret ka 20- herë më shumë rrezikshmëri se gripi. Ka pasoja në mushkëri apo në tru. Nuk kurohet fiks si gripi. Pra nga koronavirusi kemi pasoja. Pra nuk është njësoj si gripi. Një pjesë e jona nuk sëmurem çdo vit me grip, njëherë në 4-5 vite. Ky është më i rrezikshëm se s’kemi pasur asnjëherë këtë.”- tha Koni.

Koni konfirmoi se nuk ka kryer testim pasi kur ka tentuar nuk i ka lejuar Ministria e Shëndetësisë për faktin se nuk lejoheshin nga institucionet të tjera përveç ISHP-së. Madje ai shton se edhe nëse telefonin 127-n nëse nuk je në gjendje të rëndë nuk të bëjnë tampon.

”Nuk kam bërë testim. Kam pasur dëshirë ta bëj serologjikun por MSH na solli prokurorinë dhe nuk lejohet të bëhen tampone jashtë ISHP. Nuk na la mundësi të bëjmë tamponin edhe për kuriozitet. Nëse i bie tani 127 nuk më bëjnë tampon, edhe po ke simptoma hajd se nuk je rëndë. Në çastin që nuk ke kaluar COVID apo s’ke dyshime atëhere s’ke pse bën.
Nuk dihet pjesa që mbulon analiza serologjike, deri tani themi që 3 muaj më pas testi zbehet.”- shtoi ai.

Sa i përket përdorimit të maskës, Artan Koni thekson se shqiptarët janë mirë në këtë drejtim, madje janë edhe më mirë se gjermanët teksa e kanë marrë seriozisht luftën ndaj COVID-19 edhe më shumë se vetë gjermanët e italianët.

”Besoj se është mënyra e duhur për ta parandaluar, maska. Nuk është mbrojtje 100 përqind. Besoj se shqiptarët e mbajnë maskën në ambiente të mbyllura, në të hapura nuk ka nevojë. Aty ku mund të respektohet disanca 2-3 metra s’ka kuptim të mbash maskë. I shoh njerëzit në rrugë më mirë se gjermanët. Sot që flasim në Gjermani nuk i mbajnë maskat, gjermanët i janë kthyer jetës normale. Shqiptarët duke ditur që s’kanë tampona dhe spitale e kanë marrë më seriozisht se italianët e gjermanët.”- theksoi mjeku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb