Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, babanë.

Lajmin e hidhur e jep vetë Lame, përmes një mesazhi prekës në ‘Facebook’, ku shkruan se “iku duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit.

“Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: