TIRANE-Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame nuk do të ndjekë punimet e Kongresit të Partisë Socialiste. Mësohet se socialisti Lame mbrëmjen e djeshme i është nënshtruar një operacioni në zemër. Këtë e bëri të ditur në punimet e Kongresit, Erion Veliaj që përshëndeti punimet që do të zgjedhin Asamblenë e re të PS.

“Artan Lame ishte mbrëme ne spital. I uroj shërim të shpejtë e rikthim të shpejtë në punë”, tha Veliaj. Pas tij edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Lamen.

“Uroj që miku ynë Artan Lame ta kapërcejë krizën e rëndë dhe të dalë me sukses nga një operacion i rrezikshëm”.

Artan Lame ditën e djeshme, ora 17:00 ka qenë i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në televizionin News24 ku ka folur per procesin e legalizimeve.
Pas orës 21:00, Lame ka kryer ndërhyrjen në zemër ne Spitalin Amerikan. Operacioni zgjati nga ora 10 e natës deri në orën 6 të mëngjesit dhe mesohet se ka dalë me sukses.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: