Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka vijuar këtë fundjavë me qarkun e Korçës me aksionin e dy proceseve të rëndësishme siç ështe përmbyllja e procesit të legalizimeve dhe hapja e procesit të regjistrimit të tokës në fshat.

Ditën e sotme, në një takim me gazetarët e qarkut të Korçës, Lame bëri të ditur nga zyrat e reja të kësaj Kadastre se detyra e tyre aktuale është të certifikojnë tokat e marra me ligjin 7501.

I pyetur nga gazetarët për numrin e kërkesave që do të shqyrtohen, Lame është përgjigjur se janë gati 20.000 familje që kanë aplikuar për tu pajisur me AMTP.

“Është në turpin e shtetit shqiptar qe nuk është mbyllur si proces, vitet e para të këtij procesi ka qenë tërësisht i kontrolluar por pas vitit 2000 filloi të abuzohej me këtë proces dhe të kthehej në qoka pazaresh.

Por edhe për sa kohë ishte proces i ndershëm një pjesë ë familjeve nuk arritën të pajiseshin me to.

Në këto 30 vjet në vend që të merreshin me pajisjen e të gjitha familjeve vazhduan të bënin qoka duke i lënë këto familje pa pajisur me AMTP.

Kur u bë ligji i ri 20/20,u gjykua në Kuvend dhe u la një 6-mujor tjetër për aplikimet e familjeve që nuk ishin pajisur me AMTP, ne bëmë një përllogaritje të këtyre familjeve të cilat na rezultuar rreth 20.000 një shifër afrofe dhe u la ky afat 6-mujor. Të gjithë fermerët kanë aplikuar në bashki dhe me pas këto regjistra i marim ne për të vijuar me procedurat”,- tha ai.

Ndërkohë i pyetur lidhur me ndryshimet e njëpasnjëshme të Kadastrës se Vlorës Artan Lame është shprehur se Interesat e larta të tokave të bregdetit kanë sjellë ndryshmet ne kadastrat bregdetare. Ndërsa më tej shton se ka patur edhe presione.

“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit. Ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri në punonjësi me i ulët”.

Përsa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të COVID-19 dhe ndikimit Lame, shprehet se përvec të tjerash kjo situatë i ka penalizuar.

“E ka penguar punën, na ka penalizuar. Dr që u mbyll e Tiranës që kontrollon gjysmën veriore të qytetit të Tiranës, kishte 26 të infektuar. Natyrisht ne kemi bërë një njoftim për çdo qytetar që problematikat që prisnin të mos paraqiteshin pranë këtij institucioni. Realisht ka ndikuar edhe për një arsye tjetër pasi kadastra nuk bën dot punë nga shtëpia, kërkon patjetër prezencë në institucion. Në disa drejtori i kemi ndarë në turne, nuk po i shmangemi punës por jemi në një situatë lufte”,-tha Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb