Kreu i Kadastrës, Artan Lame, foli për problematikat e shumta në Kadastrën e Vlorës, ku në pak kohë kanë ikur shumë drejtues.

Duke folur për media, Lame theksoi se Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend dhe se aty po hiqen kusuret e 25 viteve talljeje me njerëzit. Mes të tjerash, Artan Lame paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë lajme nga Kadastra e Vlorës.

“Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend. Ne po heqim kusuret e 25 vjetëve tallje me njerëzit. Për këtë arsye procesi i regjistrimit në jug nuk po bëhet nga Kadastra e Vlorës, por nga ekipet tona. Sa i përket Kadastrës së Vlorës, së shpejti do të dëgjoni sërish lajme”, theksoi Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb