BOSTON- Komuniteti shqiptar në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përkujtuar sot bankierin dhe biznesmenin Artan Santo.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Katedrales ortodokse shqiptare në Boston. Familjarë, të afërm, miq e bashkëpunëtorë përkujtuan humbjen e pionierit të sistemit modern bankar në vendin tonë.

Për nder të tij ishin menduar një meshë e posaçme, një përkujtimore nga ana e atyre që e kanë njohur dhe që ruajnë kujtime, si edhe një film i shkurtër nga puna dhe jeta e tij familjare.

Ceremoninë përkujtimore me një meshë të veçantë e çeli pastori i kishës, e më pas profesor Arben Santo, pjesëtar i familjes solli kujtime të ndryshme nga jeta personale dhe familjare e Artanit, duke filluar nga mosha e vogël.

Ai e përshkoi Artan Santon si një njeri human, familjar, mik i devotshëm me të gjithë dhe që e donte jetën, teksa u shpreh se ndjehet krenar që është pjesëtar i familjes Santo.

Më tej, Anastas Angjeli u shpreh se humbja e Santos nuk është vetëm një humbje personale, por edhe një humbje për ekonominë dhe sistemin bankar në Shqipëri.

Ndërsa shoqata ‘MAS Besa’ i ka dorëzuar familjes Santo certifikatën e nderit, akorduar nga kjo organizatë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb