TIRANË

Gjykata e Tiranës ka caktuar masë të re sigurie për ish-zëvendës drejtorin e operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi, atë të pezullimit nga ushtrimi i detyrës.

Ndaj zyrtarit të lartë të policisë, rëndojnë dyshimet për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Më herët Gjykata kishte konstatuar humbjen e efekteve të masës së sigurisë të vendosur nga gjykata e posacme për shkak të kalimit tëafateve ligjore. Shkëmbi u hetua nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor, por rrugës njëra nga akuzat ra.

Për këtë shkak, dosja u kalua në prokurorinë e Tiranës dhe po hetohet nga prokurori Bledar Valikaj. Pas caktimit të masës duhet që Shkëmbi pas 5 ditësh të paraqitet në gjykatë për t’u njohur me masen e re. Artan Shkëmbi u hetua pas një informacioni top-secret të ardhur nga Gjermania por që përfundoi në duart e një prej anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me trafikim të lendëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb