Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi ndarjes nga jeta për shkak të COVID-19, të ish-drejtorit Agron Hysenlliu.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një konferencë për shtyp, e cila theksoi se “zv.ministri Shkreli do të marrë detyrën e drejtorit të ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë”.

Shkreli mbante më parë detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Hysenbelliu ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-19

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: