Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli me profesion arkitekt ka kundërshtuar ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore në Dimal.

Disa ditë më parë këshilli bashkiak i Urës Vajgurore ndryshoi emrin pas zbulimit të rrënojave antike të qytetit ilir Dimal.

Por sipas Shkrelit, Dimal nuk gjendet nën Urën Vajgurore, teksa kjo e fundit e ka marrë emërtesën fillimisht ”Ura” pasi ndodhej një urë prej druri, më pas ura prej guri që e ndërtoi beu i zonës dhe u quajt ”Ura Hasan Beut” dhe më pas me zhvillimin e industrisë së naftës në rajon i mbeti ”Ura Vajgurore.
Por Shkreli thotë se në këtë rast ishte Akademia e Shkencave ajo që duhet të ndërhynte dhe nuk e bëri.

Këtë rast ai e quan një falsifikim historik të panevojshëm dhe të padobishëm dhe se tashmë Shkreli shpreson që Peqini mos ndryshojë emrin në Claudiana pasi mund t’i duket më romantik.

STATUSI NGA ARTAN SHKRELI

P A K U P T I M E S I A . E . R R E Z I K S H M E

e nderrimit te toponimit shqip “Ura” me nje toponim tjeter, te 2.000 vjeteve me pare, pa lidhje te drejtperdrejte me ate vend, perben nje precedent preokupues.
Pra, nje grup njerezish me ndergjegje e kulture te cunguar historike, ja dalin te nderrojne nje toponim treshekullor nisur nga motive krejt feminore.
Fillimisht, kur aty ndodhej nje ure druri, emertesa e vendit ishte thjesht “Ura”; me pas me uren e gurit ndertuar nga beu i zones u quajt “Ura’ Hasan Beut”, e ne fund me zhvillimin e industrise se naftes ne rajon, i mbeti “Ura Vajgurore”; ndersa banoret vijuan te quheshin: “uranjakë”.
Ky toponim, “Ura” pra, me apo pa mbiemer, qe nuk perben aspak motiv krenarie apo inferioriteti, eshte thjesht nje fakt toponomastik i barazvlefshem me Uren e Kemit = Cambridge ne Angli ose thjesht Uren = Mostar ne Bosnje (sa per te dhene dy shembuj), por te tille mund te jepen me dhjetra neper bote.
Ky do te ishte rasti tipik kur Akademia e Shkencave duhej te nderhynte me kompetence, ne nje moment hutimi te institucioneve te shtetit te cilat nuk e kane aftesine te gjykojne mbi “normalitetin” ose jo te nje akti te tille; por Akademia nuk u ndje…
Shpresoj vetem qe nje dite te mos gjendemi para nje vendimi te keshillit bashkiak te Peqinit per ta quajtur qytetin me emrin antik Claudiana, vetem e vetem se mund t’iu duket me romantik.
Edhe pa i hyre faktit se Dimali nuk gjendet nen Uren Vajgurore, do ndodheshim gjithsesi perballe nje falsifikimi historik te panevojshem e te pakuptimte qe jo vetem ja shton Ures Vajgurore provincializmin ne vend se t’ja pakesoje, por i anulon krejtesisht gjenezen historike aq te rendesishme per nje vendbanim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb