Nga FATMIRA NIKOLLI*

TIRANE – Ura e Goricës nuk është betonizuar. Muri në të cilin është hedhur beton, është muri mbajtës i rrugës nacionale që kalon aty pranë, jo i urës”. Kështu është shprehur dje për “Gazeta Shqiptare”, arkitekti Artan Shkreli (aktualisht, këshilltar i kryeministrit për urbanistikën).

Prej disa kohësh, me një financim të Fondit të Zhvillimit, me projekt të hartuar nga specialistë të DRKK-së Berat është mundësuar restaurimi i monumentit, i cili ishte tejet i amortizuar. Por, punimet gjatë ditëve të fundit, janë shoqëruar me debate, më së shumti në rrjetet sociale, pasi pati denoncime se po përdoret beton në monumentin e kulturës, çka nuk është e lejuar sipas ligjit të trashëgimisë kulturore. Në reagimin e tij për “GSH”, Shkreli sqaroi se “në momentin që m’u tha se në urën e Goricës po përdoret beton, edhe pse nuk jam i përfshirë direkt në këtë projekt, bëra bllokimin e punimeve derisa të sqarohej situata se çfarë po ndodhte, meqë ato punime financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

(Lexoni më shumë në numrin e sotshëm të :Gazetës Shqiptare”

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb