TIRANE

Edukimi përmes arteve marciale është një disiplinë e pranuar prej shekujsh nga njerëzimi. Artet marciale, motivimi dhe kalitja e durimit përmes tyre, është diskutuar sot në “Vila24” në TV “News24” moderuar nga Androniki Kolka.

I ftuar në studio, trajneri, president i Federatës, Arjan Rizai ka folur për rëndësinë e marrjes me këtë lloj sporti madje që 5 vjeç. Sipas Rizait, janë shumë të rinj që e praktikojnë duke u bërë më aktivë e me të motivuar edhe për veprimtari të tjera gjatë ditës. Si specialist i fushës, Rizai ka botuar edhe librin e tij: “Artet marciale të përziera (MMA), brenda kafazit” ku mund të orientohet çdo i apasionuar.

Rizai foli për rëndësinë që ka përgatitja me një trajner profesionist, pasi kështu shkohet drejt një përsosje, duke ndjekur e kontrolluar me kujdes edhe parametrat truporë.

Sa i përket rezultateve, ai tha se sportistët në botë nuk bëhën kampionë se kanë kushte më të mira, por se stërviten rregullisht dhe kanë vullnet. Biseda u mbyll me një ushtrim praktik në studio me njërin prej djemve të stafit të “Vila24” Dorian Hotova i cili sipas specialistit Rizai kishte përgatitje shumë të mirë fizike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: