Granit Xhaka u largua nga Arsenali këtë verë, duke firmosur kështu për Leverkusen. Mesfushori shqiptar ishte protagonist absolut me londinezët për vite me radhë, pasi dha një kontribut të çmuar.
Trajneri i Gooners, Arteta ka emocionuar me fjalët për lojtarin me pasaportë zvicerane.
“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik. Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë. Faleminderit do të ishte pak. I urojmë më të mirat atij dhe familjes në këtë aventurë të re profesionale. Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin” – Tha ai.
(BalkanWeb)