Arsenal është në krizë totale teksa Arteta me të gjitha gjasat po shkon drejt shkarkimin nga stoli i topçinje.

Manchester City i dha shuplakën e fundit londinezëve duke i mposhtur 5-0 në ‘Etihad Stadium’.  Djemtë e Guardiolas tregohen të pamëshirshëm që në start me dy gola të shpejtë të Gundogan dhe Ferran Torres.

Xhaka për të thelluar nervozizmin del me karton të kuq në minutën e 35-të. City nuk mjaftohet me kaq dhe shënon edhe të tretin me Gabriel Jesus.

Në pjesën e dytë Rodri dhe Torres shënojnë për të vulosur fitoren e thellë. Arsenal pas 3 ndeshjesh në kampionat ka 3 humbje dhe 0 pikë ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 9 të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb