Nga Fatmira Nikolli
Muzikantë e regjisorë kanë qenë pjesë e një diskutimi mbi kinemanë bashkëkohore shqiptare dhe muzikën që luhet apo krijohet sot. Marrëdhënia mes traditës dhe bashkëkohores, kërkimet identitare dhe kërkimet përtej kilometrave tona si zgjerim i botës e vetëdijes, u bënë pjesë e bisedës.
Diskutimi i mbajt në kuadër të Javës së Evropës, e cila këtë vit, kremtohet duke I dhënë hapësirën krijuese artistëve shqiptarë. Ndërsa zhanre të ndryshme janë bërë pjesë e saj përmes premierave që u kanë dhënë jetë, autorëve të harruar, apo të rinjve që guxojnë të hulumtojnë drejt risive, të pranishmit në panel, vunë në dukje pengesat që kanë të bëjnë me mungesë skenash, institucionesh, politikash, vizionesh e deri te mungesa e një publiku që ka durimin të përqëndrohet.
Tre artistët e pranishëm dhe muzikologia Mikaela Minga, vunë në dukje edhe çështjet logjistike me të cilat përballen artiset, nga mungesa e hapësirave për prova, te studio që plotësojnë kriteret profesionale teknike, nga profesionistët e disa zanateve te pajisjet tepër të kushtueshme për audiot.
(BalkanWeb)