Ndahet nga jeta aktori i njohur Pandi Siku. Mësohet se Siku është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, ndërsa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktori ndërroi jetë në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001.

Siku ishte pjesë e Teatrit Kombëtar derisa emigroi në SHBA, ndërsa ai ka interpretuar në shumë filma dhe në teatër. Mes këtyre filmave të njohur ishte dhe ‘Kur zbardhi një ditë’ dhe apo ‘Njeriu me top’.

ROLET KU LUAJTI
Pandi Siku ka luajtur ne filmat
Këmishët me dyllë ( 1987 )
Fusha e blertë fushë e kuqe ( 1984 )
Koha nuk pret ( 1984 )
Një pajisje e vështirë
Brazdat ( 1973 )
Njeriu me top (1977)
Mysafiri (1979)
Fijet qe priten
Tre vete kapercejne malin
Kur zbardhi një ditë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: