Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve. Regjisori i njohur për publikun shqiptar ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës.

Skenaristi dhe regjisori shqiptar, Gjergj Xhuvani, kishte shkuar në Itali për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte kurrë këtë projekt.  Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Filmografia e regjisorit,aktorit dhe skenaristit, Gjergj Xhuvani:

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991).

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991).

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)

Producent

Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994).\

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb