TIRANE

Intervista e fundit këngëtarit Ermal Fejzullahu u diskutua gjatë në rrjetet sociale për shkak të transparencës së treguar nga ai.
AI tha se është turp për kolegët e tij që flasin për lekët në kë kohë pandemie kur shumë njerëz të tjerë nuk kane ushqim për të ngrënë.

“Kolegët e mi janë mërzitur, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”- tha ai në intervistë.

Pas këtij momenti Fejzullahu ka zgjedhur t’i sqarojë të gjithë ndjekësit më gjatë, duke theksuar se intervista e tij është keqinterpretuar nga ata që nuk kuptojnë nga arti dhe kultura.

Ermali ka pohuar se sipas tij arti nuk është vetëm pazar, por edhe më shumë se aq. Këngëtari ka pohuar se arti dhe muzika që ai bën vlen më shumë se çdo pazar, megjithatë ai mendon se të gjithë duhet t’i kthehen punës normalisht sepse pas këngëtarëve ka shumë punonjës që në këto momente kanë ngelur pa asnjë punë për shkak të aktit të fundit normativ të miratuar, i cili mbyll në orën 20:00 çdo aktivitet me muzikë.

“Një intervistë e imja e fundit në ‘Ora verore” është keqinterpretuar në mënyrë të paskrupullt nga ata që pak kuptojnë nga arti dhe kultura e aq më pak nga humanizmi . Dua të them dhe përsëris se arti nuk është vetëm Pazar është diçka më shumë dhe ata shumë më shumë. Të krahasosh të ardhurat e këngëtarëve dhe të punëtorëve të gastronomisë dhe atyre nga prodhimi për shembull është të paktën jo e sinqertë . Diskotekat lounge bar-et duhet të hapen urgjentisht pasi janë burimi i të ardhurave tona si këngëtarë por mbi të gjitha janë burim i atyre mijëra punëtor që kanë mbetur pa të ardhurat e tyre ekzistenciale. Obligimi ndaj tyre dhe familjeve të tyre është më i madh se ne. Të mendosh se pjesa dërrmuese e qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova në këtë kohë pandemie mezi ia kanë dalë të mbulojnë nevojat e tyre elementare për ekzistencë, vërtetë është për të ardhur keq dhe duhet kërkuar zgjidhje.
Ne me artin tonë ekzistojmë falë punës që e pëlqejnë po këta qytetarë të cilët sot janë në hall financiar jo për fajin e tyre.“-shkruan këngëtari në Instagram. “-shkruan këngëtari në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: