Arti shqiptar ka humbur një nga figurat më të rëndësishme në fushën e pikturës. Koço Ristani, piktori i njohur është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ristani lindi më 8 maj të vitit 1943, ndërsa që fëmijë u apasionua pas pikturës.

Por, pikturat nuk ishin i vetmi pasion i Ristanit, pasi ai njihej edhe si skenograf, kostumograf, grafist, dhe restaurator i veprave të artit mesjetar. Ristani studimet i kreu në liceun Jordan Misja, ndërsa kolegët e kujtojnë atë si një nga figurat kryesore të pikturës jo vetëm në Korçë, por edhe në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Piktori korçarë ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku veprat e tij janë vlerësuar gjithmonë për mesazhet që transmetonte. Veprat e tij janë eskpozuar edhe në ekspozita ndërkombëtare, si në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni.

Koço Ristani, ishte një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, duke vendosur aty frymëzimin e tij, me një etikë estetike bashkëkohore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: