Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 ka thënë se artikulli i ‘Bild’ për lobimin e PD nuk qëndronte për shkak të disa arsyeve.

Sulo thotë se shkrimi i gazetarëve të ‘Bild’ nuk kishte lidhje me aktualitetin shqiptar, as kohë, as vendimi i Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes, as replikat mes palëve, titull i fryrë por ajo çfarë vëren gazetari është se në artikull aludohet për pengimin e hapjes së negociatave në 2019 kur lobimet supozohen të jenë bërë në 2017, dhe mes këtyre ka dy vite diferencë.

”Heqja e artikullit në mediat më të mira online nuk bëhet më. Bëhet një shtesë ose bëhet një citim, apo një element të ri që ka dalë në lajm.

Puna e parë që kanë bërë gazetarët e ‘Bild’ nuk ka lidhje me aktualitetin shqiptar, nuk kishte asnjë gjë të re, ishte pa kohë, pa pse aq më tepër që mungonte vendimi i Gjykatës së Tiranës.

Por nëse shkruhet për një kryetar opozite atëhere ka diçka, mungojnë replikat e palëve. Titulli ishte i fryrë dhe nuk qëndron.

Basha i ka bërë lobimet në 2017, dhe aty aludohet për integrimin e BE në 2019. Pra kemi një mospërputhje, ka dy vite diferencë.”- tha Arion Sulo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb