Në “TripAdvisor”, një nga portalet më të famshme të turizmit në botë, i cili ka më shumë se 15 vite në qarkullim, për Shqipërinë gjen jo rrallëherë komente apo artikuj që kanë të bëjnë me eksperiencën e turistëve apo rekomandime. Kësaj here, vetë portali ka bërë me dije se cilat kanë qenë destinacionet më të pëlqyera për turistët kudo në botë, sipas shteteve.

Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turistik, teksa ndër vite janë rritur artikujt që flasin për bukuritë natyrore, plazhet apo të tjera pika në vendin tonë. Rekomandimet janë shtuar, madje edhe nga mediat më prestigjioze dhe shpeshherë, kjo bëhet me përshtypje tejet pozitive.

Ka destinacione të pazbuluara ende në natyrë që, siç pohojnë mediat e huaja, “të lënë pa frymë”. Ndër pikat tona jo aq të forta sa natyra, vijon të jetë “shërbimi jo i mirë”, i listuar ndër komentet e portalit “TripAdvisor”.

Ndërsa, “krenaria” e kësaj here, sipas portalit, është Butrinti. Në hartën e ndërtuar për destinacionet më të pëlqyera nga turistët, Butrinti mban kurorën e turizmit shqiptar. Sipas “Tripadvisor”, ajo çfarë pëlqehet më tepër në Shqipëri lidhet me historinë.

Butrinti u shpall qytet-muze më qershor 1961. Ky destinacion është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit./monitor/
tripad
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: