Miti Brigitte Bardot lindi në 1956 me filmin skandaloz të Roger Vadim “Et Dieu… créa la femme”, në të cilin kërcen zbathur një mambo sensuale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sot me 28 shtator bukuroshja dhe rebelja B.B feston 85 vjetorin, gjysmat prej të cilave të kaluara larg nga kinemaja dhe nga jeta mondane, pavarësisht që ka qenë një divë dhe një ikonë absolute e stilit dhe bukurisë. Elegante, e pakuptueshme me stilin e saj që akoma dhe sot mbetet tendencë, ajo mund të quhet me plot gojën një Femme fatale.

B.B. gjithmonë ka mbetur e lirë, rebele dhe antikonformiste. E lindur në Paris në 28 shtator 1934, që kur ishte e vogël ajo tregoi një interes të madh për kërcimin dhe shpresoi të bëhej balerinë. Gjatë një konkursi, kur ishte vetëm 15 vjeç, ajo takoi dashurinë e parë të jetës së saj, Roger Vadim. Sapo ajo mbushi 18 vjeç u martua dhe që në atë moment ajo hyri në portat e kinemasë.

Gjatë karrierës ajo ka qenë protagoniste në rreth 50 filma. Në vitin 1973 ajo la përfundimisht kinemanë, për të ju kushtuar fondacionit të saj në mbrojtje të kafshëve, pranë Saint Tropez.

‘Ja dhashë rininë dhe bukurinë time meshkujve – ka thënë artistja në një interviste gjatë një daljeje publike-Tani ja rezervoj të gjithë mençurinë dhe përvojën time, kafshëve të mira’.

Jeta e saj sentimentale ka qenë shumë e gjallë me histori dashurie dhe tradhtie. Në flirtet e saj përfshiheshin emra si Jean-Louis Trintignant, Jimi Hendrix dhe Serge Gainsbourg. Ajo është martuar katër herë, përveç regjisorit Roger Vadim, ajo ka shkuar në altar me aktorin Jacques Charrier (me të cilin aktorja ka djalin e saj të vetëm, Nicolas-Jacques Charrier), me playboy e pasur gjerman Gunter Sachs dhe në fund me politikanin Bernard d’Ormale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb