45 fëmijë të ciklit parashkollor në qytetin e Beratit kanë çelur një ekspozitë të rrallë me punimet e tyre. Nën titullin “Ne jemi pranvera”,70 fëmijë të kopshteve e çerdheve ekspozuan sot në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” veprat e punuara nga duart e tyre të arta. 45 vogëlushë të talentuar të Beratit kanë shpalosur dhuntitë dhe idetë e tyre në pikturë dhe artin pamor.

Qendra Kulturës e fëmijëve në qytetin muze, e finalizoi këtë iniciativë të fëmijëve duke ekspozuar punimet e tyre, për të cilat vogëlushëve ju është dashur të punojnë për rreth 3-muah. Fëmijët e kopshteve çerdheve i përkasin moshës nga 3-7 vjeç dhe në secilën prej punimeve të tyre spikat veçantia e gjithsecilit dhe bota e tyre e mbushur plot me ngjyra. Tematikat që vogëlushët beratas kanë përzgjedhur, kanë qenë kryesisht kafshët, lulet, makinat, lodrat etj, kjo edhe për shkak të moshës së tyre të vogël.

Kjo ekspozitë e veçantë e vogëlushëve të çerdheve e kopshteve të Beratit, që për shkak të sutuatës pandemike nuk u çel me ceremoni sipas traditës, do të qëndrojë e hapur për 5-ditë në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” të qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb