TIRANE

Ndërsa artistë e qytetarë janë ngujuar në ambjetet e Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar shembjen e godinës, rastësisht për shkak të ndonjë defekti, apo qëllimisht në ambjentet e Teatrit është ndërprerë energjia elektrike.

Sic duken nga pamjet, artistët kanë ndezur dritat e celularëve ndërsa salla është në terr. Ata apelojnë qytetarët të mblidhen para teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës.

Pas përplasjeve të para herët në mëngjes me policinë për lirimin e ambienteve të Teatrit Kombëtarë protestuesit pasi u bënë edhe më shumë në numër, tentuan forcërisht të hyjnë në brendësi të godinës për të parë se çfarë po ndodhte.

Protestuesve ju bashkua edhe kreu i PD-se Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se shkatërrimi i tetarit ka qëllim grabiten e parave ndërsa akuzoi arkitektin si të dënuar në Itali. Por kur duket se deklaratë përfunduan qytetarët mundën të hynin nga dera dhe dritaret e pasme të godinës duke mundësuar hapjen e derës kryesore që ruhej nga policët dhe hyrjen më pas të kreut të PD dhe mbështetësve të tij në brendësi të Teatrit ku dhe vijojnë të janë të ngujuar .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb