TIRANE

Ndërsa policia mban të bllokuar hyrjen kryesore të Teatrit Kombëtar, duke mos lejuar hyrjen e artistëve, duke u vendosur kordon krah njëri tjetërit, aktorët duket se kanë gjetur mundësitë për të hyrë në godinë.

Si për të thënë se i zoti i shtëpisë i di të gjitha skutat e saj, të vendosur në ruajtjen e godinës, artistë e qytetarë kanë gjetur mënyrën për të hyrë nga dritaret anësore të godinës.

Godina e Teatrit Kombëtar është gdhirë këtë mëngjes e rrehuar nga forca të shumta policore, ku nuk munguan as përplasjet mes efektivëve dhe arstistëve e qytetarëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës. Në mbështetje të tyre mëngjesin e sotëm iu bashkuan edhe forca të policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb