TIRANE- Këngëtarë të njohur shqiptarë i janë bashkëngjitur nismës së Ministrisë së Mirëqënies Sociale, në fushatën kundër dhunës me bazë gjinore, e cila do të zgjatë 16 ditë.

Rosela Gjylbegu, Classic Boys, Renis Gjoka, Lind Islami, Olta Boka, Erik Lloshi dhe Era Rusi, do të jenë këngëtarët që së bashku me aktivistë, qytetarë, përfaqësues të Kuvendit, qeverisë etj do të këndojnë një këngë që bëhet publike sot, kundër dhunës gjinore. Ky himn, është një thirrje ndaj ndërgjegjes së gjithsecilit për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas. Fushata kundër dhunës me bazë gjinore, nis sot dhe përfundon më 10 dhjetor, në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb