Këngëtari i mirënjohur shkodran Bashkim Alibali feston sot ditëlindjen dhe një urim i veçantë i është bërë nga zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.

E duke qenë në Shkodër, ai ka zgjedhur t’i shprehë urimet përmes një bejteje ku e uron ndër të tjera të këndojë dhe 100 vjet.

“Si në Shkodër:
Në ditëlindjen e Bashkim Alibalit…
Tungjatjeta me gëzime,
Po t’uroj sot o Bashkim,
– Gëzofsh dhe njëqind ditëlindje!
Është për ty urimi im.
Zgjodha me t’uru me bejte,
Bejte Shkodre gjithë lezet,
Kënga jote gëzim jete,
Këndofsh si djalë dhe njëqind vjet!”, shkruan Luan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb