Artisti dixhital italian Franz Cerami ka qenë në Tiranë në kuadër të Javës Italiane të kulturës duke e futur kryeqytetin shqiptar në projektin e tilj ”Pink City”, ku mbi ndërtesa të mëdha projekton videot e tij me ngjyra.

“Pink City’ është të rrëfyerit e qyteteve ku unë kam kaluar dhe qyteteve që kanë kaluar te unë. Është rrëfimi i një qyteti të qëndrueshëm, fluid dhe me shumë ngjyra. Është edhe rrëfimi i Marrakeshit, San Paolos, Rio, Jerevan, Shën Pjetërburg, Madrid, Lisbonë Paris dhe sot është Tirana dhe më pas Tirana shkon bashkë me këto qytete nëpër botë”.

Cerami tregon edhe arsyen pse u zgjodh Sheshi Nënë Tereza dhe Universiteti Politeknik.

“Është sheshi më i rëndësishëm dhe është arkitekturë që është pjesë e qytetit. Dhe ndërtesa është e projektuar nga italianët dhe më pëlqente ideja të luaja me artin dhe arkitekturën italiane për të treguar një mënyrë tjetër të ndërtimit të narracionit”. Ambasadori italian Bucci dhe ministrja Margariti e vunë theksin te kultura si urë bashkimi, edhe përmes një gjuhe të re arti si ky dixhital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: