Presidenti Ilir Meta i shpreh ngushëllimet të afërmve të kantautorit Kujtim Prodani, i cili u nda sot nga jeta në moshën 57-vjeçare pasi humbi betejën me Covid 19.

Kreu i Shtetit e cilëson humbje të madhe për artin shqiptar, ndarjen parakohe nga jeta të kantautorit Prodani.

STATUSI I PLOTË
Një humbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb