GAZA – Artistja palestineze, Selva es-Sibahi përdor kafen e bluar si material bazik për të pikturuar. Sibahi është diplomuar në Akademinë e Arteve në Universitetin Aksa, në Gazë.

Ajo i prezantoi pikturat e saj në ekspozitën e parë të pavarur që është hapur në hotelin Almashtal në Gazë. Pikturat e saj tërhoqën vëmendjen e shumë artistëve, por edhe të qytetarëve të cilët vizituan ekspozitën e pazakontë.

Me anë të kafes së bluar Selva es-Sibahi ka pikturuar presidentin e parë palestinez Yaser Arafat, themeluesin e Hamas-it Ahmed Yasin, si dhe shumë personalitete të tjera të historisë së Palestinës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb