Artistja Rae Dawn Chong, e njohur nga publiku për rolin e Cindy në “Commando”, por e zbuluar nga Mick Jagger me të cilin kishte një marrëdhënie kur ishte vetëm 15 vjeç: Nuk më pyeti kurrë sa vjeç isha dhe unë nuk i thashë kurrë’, ka treguar ajo për ‘Daily Mail’. Takimi i përket vitit 1977 dhe artistja ka saktësuar që ishte një marrëdhënie konsensuale: ’Ai nuk ka bërë asgjë që unë nuk e doja’.

‘në mendjen time nuk ishte shumë më i vjetër se unë. Ishte 33 vjeç dhe ishte i famshëm, me një fizik shumë të bukur. Nuk ka qenë i shëmtuar, ka qenë fantastik. Tamam në stilin rock ‘n’ roll. Nuk bëri asgjë që unë nuk e doja, por ishte shumë i fiksuar dhe shihej gjithmonë në pasqyrë’, ka zbuluar gruaja që sot është 58 vjeç. Rae në atë kohë ishte mikesha e vajzës së John Phillips, këngëtari i “The Mamas & the Papas”, dhe ishte pikërisht ai që e prezantoi: Mu duk vërtetë shumë i lezetshëm me ato flokët kaçurrela dhe mendova “O zot është shumë i bukur’.

Vite më pas në 1985, u takuan në xhirimet e videoclipit të ’Just Another Night por raportet mes të dyve u prishën kur ajo i tregoi shtypit për puthjet e çuditshme kinematografike.
‘Në jetë puthte shumë mirë, por gjatë xhirimeve bënte një seri gjërash me gjuhë. Për këtë fola në një intervistë. Ka një ego të brishtë dhe nga ai moment nuk më foli më’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb