TIRANË- Drejtori i Shërbimit Pyjor në Durrës, Artur Baku, ka bërë kallëzim penal ndaj dy oficerëve të policisë gjyqësore Krenar Ducka dhe Muharrem Celami të Komisiariatit të Policisë së Krujës.

Prokuroria pushoi një javë më parë çështjen ndaj drejtorit të shërbimit pyjor në Durrës, Artur Baku, i cili akuzohej për kontrabandë të lëndës drusore. Çështja u pushua për mungesë provash.

Sipas Artur Bakut, referimi i veprës penale në Prokurori dhe veprimet e para hetimore, jane kryer nga oficerë të policisë gjyqësore dhe se ndalimi i tij është bërë pa urdhër të shkruar nga prokurori.

“Më është mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore Krenar Ducka “ Procesverbal i arrestimit në flagrancë”, i cili nuk pasqyron faktin real, por një situatë të rreme.

Pasi unë as nuk jam kapur në flagrancë nga patrulla e përgjithshme, por kam shkuar vetë në postën e policisë Fushë-Kruje”- shprehet Baku në kërkesën drejtuar Prokurorisë së Krujës. Sipas tij, policia gjyqësore kreu ndalimin me inciativën e vetë kur nuk është e mundur, për shkak të gjendjes së ngutshme, duhej të pritej urdhri i prokurorit. Për këtë, drejtori i shërbimit pyjor në Durrës Artur Baku ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore sipas ligjit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: