Deputeti Artur Roshi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se është kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Ai tregoi votën e tij hapur, ndërsa tha se Rama sillet si babai i të drejtës, por që sipas tij është babai i pushtetit. Mes të tjerash ai ftoi kolegët e tij që të mendojnë për këtë vendim.

“Sikur manzhoranca të vepronte kaq shumë sa po bë për shkarkimin e presidentit, vendi nuk do ishte kështu. Ku është shkelja e presidentit Meta? Thonë se është treguar i një anshëm. Po, është treguar i njëanshëm, por ka ruajtur balancën, Po ju a jen duku cënuar simbolin e unitetit?! Sjellja e unitetit të kombit është i paprekshëm. Po. Rama sillet si babai i të drejtës, por është babai i pushtetit të rrëmbyer. Iniciativa e shkarkimit të parë të Metës kishte elemente më serioze, këtë herë jo. Ju zoti Rama nuk keni diferencë politike me presidentin. Ajo që vlerësoni ju janë diferencat për pushtetin. Ndaj unë do votoj kundër shkarkimit të presidenti, kundër krimit të një presidenti të tillë. Ftoj kolegët që të bëjnë bilancin e këtij vendimi.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: