Artur Zheji ka një karrierë të gjatë dhe të pasur, nga e cila padyshim ka fituar me kohën miq shumë të mirë. Në programin “Dola te Ola” ishin përzgjedhur nga stafi dy prej tyre për t’i dërguar nga një videomesazh analistit.

Mesazhi i parë që u shfaq në studio ishte nga Agim Nesho, i cili ndër të tjera tha se Zheji me shkrimet dhe elokuencën e tij e ka kthyer diskursin politik në art dhe më tej e cilësoi si një nga intelektualët më të mirë të kohësh sonë.

Zheji i vlerësoi pafund fjalët e Neshos dhe tha se është gjë e madhe kur një intelektual ka bujarinë të njohë vlerat e një miku.

Mesazhi tjetër ishte nga aktori i madh Ndriçim Xhepa, me të cilin Zheji gëzon një miqësi që në fëmijëri pasi janë rritur në të njëjtën lagje, te rruga e Durrësit.

Ndriçimi vlerësoi pafund punën e vyer të Artur Zhejit dhe uroi rikthimin e tij sa më shpejt në teatër sikurse ata kishin biseduar. “Turi ngelet një profesionist i vërtetë i fushës së artit, njeri me vlera, me kulturë të jashtëzakonshme, ka kujt i ngjajë”. tha ai ndër të tjera.

Analisti e cilësoi Ndriçimin një djalë arti dhe aktorin më të mirë të brezit të vet. “Mbiu si trëndafil në një pemë trëndafili dhe ndriçoi siç ka emrin”, tha Arturi duke shtuar se artistë të tillë duhet të vlerësohen e të trajtohen si vlerë e çmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb