“ArTurbina” ka hapur dyert mbrëmjen e kësaj të diele për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, që rikthehet pas më shumë se 20 vitesh, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. “Tag” është produksion i teatrit Kombëtar, që vjen premierë në këtë festival.

Ky festival, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar, do të mirëpresë 14 trupa nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

“Tag” nga Bashkim Hoxha, me regji të Andia Xhungës sjell në skenën e re Turbina, rutinën e një fshati të largët, e cila gjallërohet nga ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptim të lindur në Facebook, jeta e tij dhe e të gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër.
Festivali mbarëkombëtar i teatrit, do të zgjasë deri më 30 shtator, ku Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj., do të përformojnë çdo ditë në dy skena, te ArTurbina, dhe sallën e Universitetit të Arteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb