Inter e ka në krye të listës së blerjeve dhe prej javësh kërkon me çdo kusht shërbimet e tij. Por tani është vetë Arturo Vidal që do të transferohet te skuadra zikaltër. Mesfushori kilian ka dalë hapur, teksa ka nisur edhe një “luftë” me Barcelonën, në mënyrë që të shyjë më tej klubin katalunjas për ta lënë të lirë. Shkak për përplasjen mes futbollistit dhe kampionëve spanjollë janë bërë bonuset që lojtari pretendon se nuk i janë paguar.

182045407 D6fe27cd 0672 41f2 8a60 44a58ccd2fd3
182045407 D6fe27cd 0672 41f2 8a60 44a58ccd2fd3

“E quaj të padrejtë faktin që ato para nuk më jepen. Nuk jam unë përgjegjësi, ndërsa me këtë çështje po merret menaxhri dhe avokati im”, është shprehur Vidal. Në fakt, Barcelona nuk është kundër largimit të tij, por drejtuesit “blaugrana” përballen me presionin e trajnerit Valverde dhe senatorëve të skuadrës, përfshirë Leo Messi, që kërkojnë qëndrimin e Vidal. Kjo situatë është kthyer në favor të Inter. Kryesuesit e Serie A kanë bërë edhe ofertën e parë, teksa kërkojnë huazimin e mesfushorit deri në fund të sezonit me të drejtë blerjen e kartonit për 12 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: