Edhe pse shumë pak kohë në Itali, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri duket se i ka punët fjollë. Mediat italiane kanë arritur më në fund të kapin mat futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri. Që prej transferimit të tij te Interi flitej për një lidhje të Shaqirit me një modele italiane. Por tani thashethemet janë vërtetuar. Shaqiri është fotografuar në një restorant të Milanos me modelen e quajtur Angelica në pozicione mjaft intime. Duket se pas golit fantastik në fushë, Shaqiri e shënoi edhe “golin” e dytë në Itali.

Por futbollisti ka reaguar menjëherë pas lajmeve rozë ndaj tij me një citim të shkurtër në rrjetin social, Facebook. “Jam beqar, Faleminderit!”
singlee
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb