TIRANE- Ndonëse ai ndodhej në Elbasan, ku u takua me të rinj që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka gjetur dhe pak kohë për të këqyrur ‘Facebook’-un e tij.

Mes komenteve në linkun e ERT-së, spikat ai i një qytetareje, e cila pohon se as në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës nuk mblidheshin aq shumë njerëz në takime elektorale.
rama 2
“Lavazh truri ju keni bërë këtyre të rinjve. As Enver Hoxha nuk mblidhte dot kaq shume dele rreth vetes”, shkruan në komentin e saj qytetarja, ndërsa kreu i qeverisë i përgjigjet menjëherë duke shtuar se: “Po ti Juna Junida qe te duken njerëzit si dele ku e fut veten ne librin e zoologjise??”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: