Ndryshimi i trajnerit tek Napolit ishte diçka e pritshme, madje në atë lojë u përfshi dhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-ës shkoi dhe më tej duke theksuar se largohet Ancelotti e Hysaj jo, nëse me të parin parashikimi i doli me të dytin vështirë, pasi Hysaj shihet gjithnjë e më larg Napolit. As Gattuso, trajneri i ri, me sa duket nuk e ka në plan Hysajn, të paktën jo si titullarë sipas mediave italiane.

Hysaj1
Hysaj1

Gattuso dhe De Laurentiis janë të vetëdijshëm se ekipi ka nevojë për përforcime, madje janë ulur duke vendosur piketat e para. Afrimi i parë i domosdoshëm do të bëhet në mesfushë ku kërkohet një regjisor i ri, por fillimisht do të kujdesën për të larguar të padëshiruarit, në këtë listë bën pjesë dhe Hysaj. Anësori i kombëtares e ka shprehur prej kohësh dëshirë e tij, kërkon të largohet, në këtë pikë, Gattuso nuk do të ishte kundërt pavarësisht se Napoli është në emergjencë për anësor.

Hysaj2
Hysaj2

Ish trajneri i Milanit kërkon të afroj tek Napoli një njohje të vjetër, zviceranin Rodriguez. Hysajt dhe agjentit të tij nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të kërkojnë një ekip të ri gjatë merkatos së janarit, pista e parë dhe më konkrete mbetet Roma.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: