E provoi verën e shkuar dhe nuk ka ndërmend të heq dorë, Antonio Conte vijon të jetë i fiksuar pas idesë për të ndërtuar një sulm me dy gjigandë, Lukaku-Dzeko. Giroud dhe Mandzukic, të dy 34 vjeç, nuk janë profili që Conte ka në mendje, kërkon nga drejtuesit e Inter të kthehen edhe një herë tek pista Dzeko duke parë që dhe vetë Roma nuk ka ndërmend ti ofrojë sulmuesit boshnjak një kontratë të re. Merkato e Interit nuk do të përfundoj vetëm me gjetjen e një sulmuesi të ri, qoftë ky Dezko apo dikush tjetër.

Dzeko
Dzeko

Në mesfushë kërkohet një profil i ri, me Tonali që është çështje e mbyllur, Inter do ti propozoj sërish Milanit një shkëmbin lojtarësh për të arritur tek Kessie, këtë verë do ti ofrojnë shërbimet e Vecino. Për mbrojtjen emrat nuk ndryshojnë as pas afrimit të Hakimit. Emerson Palmieri mbetet opsioni i parë ndërsa e hapur por dhe më e ndërlikuar mbetet edhe pista Alaba. Mbrojtësi nuk ka rinovuar ende kontratën me Bayern Munich duke mbajtur të ndezur ëndrrën e Inter për ta veshur zikaltër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb