TIRANË

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Fatos Baxhakut, i cili sot iu dorëzua sëmundjes së rëndë dhe ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Kryeparlamentari thotë se Baxhaku ishte bashkëthemeluesi dhe “asi” i shtypit të lirë, ndërsa shton se shkrimet e tij të shtonin dëshirën për të njohur dhe prekur të drejtën dhe të vërtetën.

“Fatos Baxhaku, bashkëthemelues dhe as i shtypit të lirë shqiptar. Fatos Baxhaku, reporteri, studjuesi, pedagogu me talent të rrallë. Fatos Baxhaku, kronikan madhështor i bukurisë së shpirtit njerëzor. Pasi lexojmë Fatosin, i duam më shumë të vërtetën, të drejtën  dhe njerëzit”-thuhet në mesazhin e Ruçit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: