Marash Kumbulla po kalon një fund sezoni jo shumë pozitiv në aspektin personal. Disa dëmtime kanë bërë që qendërmbrojtësi kuqezi të mos jetë në formën e tij më të mirë por ky fakt nuk pengon ekipet e mëdha italiane të kërkojnë shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Inter dhe Lazio mbeten dy ekipet më aktive, dy skuadra që janë paraqitur zyrtarisht në dyert e Verona me oferta konkrete.

Kumbulla
Kumbulla

Igli Tare është vënë sërish në lëvizje, kërkon të djeg konkurrencën e Inter duke zhvilluar një tjetër raund takimesh me drejtuesit e Verona. Sipas “Il Messaggero”, Tare është takuar ditën e hënë me presidentin Setti ku i ka paraqitur ofertën e radhës: 20 milion euro kesh plus kartonin e Andre Andreson dhe Lombardi. Kjo duket oferta më e mirë për të dy palët, një ofertë e cila mund të sjell transferimin e Kumbullës në kryeqytet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb